Kurti takohet me ambasadorin suedez: Anëtarësimi në NATO mbetet synim i qartë i Kosovës

  • E.k /
  • 16 July 2024 - 11:33
Kurti takohet me ambasadorin suedez: Anëtarësimi në NATO mbetet synim i qartë i Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka pritur në takim ambasadorin suedez, Jonas Westerlund, shefin e SIDA’s në Kosovë Henrik Riby dhe përfaqësuesin e organizatës Grupi Ballkanik për Hulumtim të Politikave, Naim Rashiti, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e priti sot në takim Ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, shefin e SIDA-s në Kosovë, Henrik Riby, dhe përfaqësuesin e organizatës Grupi Ballkanik për Hulumtim të Politikave, Naim Rashiti.”

ZKM njofton se Kurti e uroi ambasadorin Westerlund “për fillimin e mbarë të anëtarësisë së Suedisë në NATO, ndërkohë që theksoi se anëtarësimi i Kosovës në po këtë organizatë mbetet synim i qartë dhe angazhim i vazhdueshëm i institucioneve të Republikës së Kosovës”.

“Kryeministri Kurti e falënderoi ambasadorin Westerlund për përkrahjen ndaj Kosovës në procesin e integrimeve evropiane dhe për ndihmën e dhënë për shumë projekte zhvillimore, e përfshirë këtu projektin ‘Ndërtimi i Paqes dhe Avancimi i Agjendës Evropiane’, që menaxhohet nga Grupi Ballkanik për Hulumtim të Politikave/BPRG, e i cili mbështet një numër ekspertësh ndërkombëtarë e vendorë.”

(Kosova Sot Online)