
“I nxehti afrikan“, shoferi kosovar vozit me derë të hapur

“I nxehti afrikan“ vazhdon të mbizotërojë prej disa javësh në Kosovë, e situatë e njëjtë sipas paralajmërimeve meteorologjike pritet se do të vazhdojë të mbajë edhe ditëve të ardhshme.
Përpos këshillave nga Ministria e Shëndetësisë që të mos ketë dalje të panevojshme në diell, disa nga qytetarët siç duket po kërkojnë mënyra të veçanta për t’i bërë ballë këtij moti.
Diçka të tillë ka ndërmarrë edhe vozitësi i një kombi në kryeqytet.
Siç mund të shihet në foton e mëposhtme ai ka vendosur të ngas automjetin më dyer të hapura.
Temperaturat deri në 38 gradë e kanë bërë thuajse të papërballueshme secilën ditë në vendin tonë.
(Kosova Sot Online)