IKSHPK bën thirrje që qytetarët të kenë kujdes për sigurinë e ushqimit

  • E.k /
  • 16 July 2024 - 13:58
IKSHPK bën thirrje që qytetarët të kenë kujdes për sigurinë e ushqimit

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë, ka kërkuar nga qytetarët që të kenë kujdes për sigurinë e ushqimit gjatë temperturave të larta, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Përmes ruajtjes dhe përgatitjes adekuate të ushqimit, mund të parandalojmë rritjen e baktereve; ruajmë freskinë e ushqimit; shmangim helmimet përmes udhqimit; i ruajmë vlerat ushqyese të tij dhe mundësojmë të zgjatet afati i përdorimit të ushqimit”, thuhet në njoftim.

Për më shumë informacion, ndiqni këshillat: 5 çelësat për ushqim të sigurt, një udhëzues ky i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për sigurinë e ushqimit që për qëllim ka parandalimin e sëmundjeve të shkaktuara nga ushqimet e kontaminuara.

(Kosova Sot Online)