
Operohet 16-vjeçari që u plagos nga polici në Istog

16-vjeçari, i cili mbeti i plagosur nga një zyrtar policor që e kishte familjar, e ka përfunduar operacionin të cilit iu ishte nënshtruar, transmeton "Kosova Sot Online".
Këtë e thanë nga Klinika Emergjente e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
I mituri është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në mjekimin intensiv pranë Klinikës së Pediatrisë në QKUK.
(Kosova Sot Online)