Pjetër Shala dënohet me 18 vjet burgim

  • E.k /
  • 16 July 2024 - 15:09
Pjetër Shala dënohet me 18 vjet burgim

Dhomat e Specializuara të Hagës e kanë shpallur fajtor Pejtër Shalën dhe e kanë dënuar me dënim të njësuar me burg prej 18 vitesh burgim, ku do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

Shala është gjetur fajtor për ndalim arbritrar, torturë dhe vrasje të paligjshme, derisa është liruara nga akuza për trajtim mizor.

“Në emër të popullit të Kosovës, në bazë të neneve 43, 44, ju shpall ju z. Shala fajtor për veprat penale, ndalim arbitrar, torturë si krim lufte, vrasje e paligjshme si krim lufte në bazë të nenit 14, si pjesë e ndërmarrjes së përbashkët kriminale. Ju shpall të pafajshëm për trajtim mizor”, ka thënë gjyqtarja.

Gjyqtarja e rastit ka treguar dënimet veç e veç për secilën vepër dhe në fund ka treguar se Gjykata ka vendosur për dënim unik prej 18 vitesh burg, ku do të llogaritet koha e kaluar në paraburgim.

“Duke qenë se jeni shpallur fajtor më shumës se një vepër penale, trupi gjykues ka vendosur nga një dënim për secilën. Së pari do të japë dënimin në vete dhe më pas vendimin në tërësi. Dënim me 6 vjet për ndalim arbitrar, Dënim me 16 vjet për torturë, Dënim me 18 vjet për vrasje të paligjshme.Trupi gjykues ju dënon me dënim të njësuar 18 vjet burgim, ku llogaritet koha e kaluar në paraburgim”, ka përfunduar gjyqtarja.

(Kosova Sot Online)