“Dritarja për Investimet e Diasporës”, Hoti thotë se Kurti po e bën për votat e mërgimtarëve

  • E.k /
  • 16 July 2024 - 15:29
“Dritarja për Investimet e Diasporës”, Hoti thotë se Kurti po e bën për votat e mërgimtarëve

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar pas lansimit “Dritares për Investimet e Diasporës”, programit për garantimin e kredive i cili synon tërheqjen e investimeve nga diaspora, përcell “Kosova Sot Online”.

ku ka thënë se kryeministri Albin Kurti po e bën këtë meqë ka nevojë për votat e mërgatës.

Hoti ka shkruar se “kësaj here, ai ka dalë me idenë e garantimit të kredive për qytetarët tanë nga diaspora që investojnë në Kosovë”.

Postimi i plotë:

A e dini se gjatë fushatës elektorale të vitit 2021, për të manipuluar mërgatën, Albin Kurti premtoi funksionalizimin e Aeroportit të Gjakovës për udhëtime me kosto të ulët? Në katër vjet, nuk është bërë asnjë hap përpara në këtë drejtim.

Sot, në vitin 2024, në fund të mandatit të tij, Kurti ka sërish nevojë për votat e mërgatës përsëri. Kësaj here, ai ka dalë me idenë e garantimit të kredive për qytetarët tanë nga diaspora që investojnë në Kosovë.

Sikur këto mjete prej 100 milionë euro të ishin investuar në funksionalizimin e Aeroportin e Gjakovës siç ka qenë premtimi i Kurtit, sot diaspora jonë do të udhëtonte më lirë drejt vendlindjes. Miliona euro që sot shpenzohen në bileta aeroplani do të mund të investoheshin në Kosovë pa asnjë garancion qeveritar, sepse Kosova është vendi ynë.

Pasi këtyre qeveritarëve nuk u vjen turp të mashtrojnë pa nda qytetarët në Kosovë e në diasporë, ne nuk kemi pse të ndihemi keq të shfaqim mashtrimet e tyre çdo ditë.

(Kosova Sot Online)