Mes temperaturash ekstreme, babë e bijë gjenden të vdekur në këtë vend

  • A.P /
  • 16 July 2024 - 17:30
Mes temperaturash ekstreme, babë e bijë gjenden të vdekur në këtë vend

Një burrë nga Wisconsin dhe vajza e tij u gjetën të vdekur në Parkun Kombëtar Canyonlands në Utah, pasi dyshja humbi dhe mbeti pa ujë gjatë ecjes mes temperaturave të larta. Babë e bijë u gjetën të vdekur, pasi autoritetet vendase morën njoftimin fillimisht se një alpinist kishte humbur në zonën Upheaval Dome të Parkut Kombëtar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Është e paqartë se sa kohë ecën babai dhe vajza në park përpara se të ndërronin jetë. Shtetet e Bashkuara po përjetojnë një verë vdekjeprurëse dhe numri i të vdekurve ka të ngjarë të vazhdojë të rritet. Sipas ekspertëve, kjo ka qenë vera më e nxehtë e regjistruar ndonjëherë në 100 qytete amerikane nga Maine në Kaliforni.

Trupat e gjetur u dorëzuan në Zyrën Shtetërore Mjekësore në Utah për ekzaminime të mëtejshme.

(Kosova Sot Online)