Nëna e Faton Hajrizit: Vjosa Osmani e di historinë e djalit, ka qenë përkthyese e tij

  • A.P /
  • 16 July 2024 - 18:19
Nëna e Faton Hajrizit: Vjosa Osmani e di historinë e djalit, ka qenë përkthyese e tij

Nëna e Faton Hajrizit, Shehrije Harjizi, në një intervistë ka thënë se kanë bërë shumë kërkesa që t’i falet burgu djalit të saj, por thotë se një gjë e tillë s’ka ndodhur, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ajo ka treguar se ka bërë kërkesë që të takohet edhe me presidenten Vjosa Osmani, por thotë se një gjë e tillë s’i është pranuar asnjëherë.

Kur tregon për arsyen e kërkimit të një takimi me presidenten Vjosa Osmani, Shehrije Harjizi thotë se presidentja e di mirë historinë e djalit të saj, Faton Harjizit, meqë gjatë kohës sa ai është mbajtur në burgun e Mitrovicës si 15 vjeçar, presidentja Osmani në atë kohë ka qenë përkthyese në Gjykatë, dhe ka ndihmuar komunikimin mes Faton Hajrizit dhe gjyqtarit, që thotë se ka qenë suedez.

“I kam bo kërkesë presidentes Vjosa Osmani që me e pasë një takim. Asnjëherë s’mu ka dhënë rasti, as me kryeministrin. Presidentja e di shumë mirë rastin. Sa ka qenë Fatoni i mitur, presidentja ka qenë përkthyese e Fatonit. Gjykatësi ka qenë suedez. Fatoni ka folë shqip, ajo iau përkthejke anglisht. Rrethanat që i din ajo”, ka thënë Shehrije Harjizi.

(Kosova Sot Online)