Konjufca ka uruar Roberta Metsolan për rizgjedhjen si Presidente e Parlamentit Evropian

  • A.P /
  • 16 July 2024 - 19:03
Konjufca ka uruar Roberta Metsolan për rizgjedhjen si Presidente e Parlamentit Evropian

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka uruar Roberta Metsola për rizgjedhjen si Presidente e Parlamentit Evropian,  transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Përmes një deklarimi në “X”, Konjufca tha se shpreson që të punojnë ngushtë për avancimin e rrugës së Kosovës drejt Bashkimit Evropian.

“I shpreh urimet e mia të përzemërta Roberta Metsola për rizgjedhjen e saj si Presidente e Parlamentit Evropian. Duke i uruar suksese në mandatin e dytë dhe duke pritur me padurim të thellojmë bashkëpunimin tonë dhe të punojmë ngushtë në avancimin e rrugës së Kosovës në BE”, ka shkruar Konjufca.

(Kosova Sot Online)