![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Policia jep detaje për arrestimin e Nazmi Mulakut
![Policia jep detaje për arrestimin e Nazmi Mulakut](/uploads/kosova-sot/images/2024/July/17/auto_auto_auto_-640-0-66966943ef8a21721144409-e1721205713174-780x4391721206813-1-600x360_11721209439.jpg)
Policia e Kosovës dje ka arrestuar dy persona në Vushtrri, në mesin e të cilëve ishte Nazmi Mulaku, i njohur në rrjetet sociale si “Bio Mulaku”, i cili pretendonte se ishte mjek popullor, përcjell “Kosova Sot Online”.
Lidhur me arrestimin e tij policia përmes raportit 24-orësh ka dhënë detaje të reja.
I njëjti thuhet se dyshohet se ka kryer veprën penale “Ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike e mashtrim”.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, me dyshimin e bazuar se kishin ushtruar veprimtari mjekësore pa pasur kualifikime profesionale, duke mashtruar persona të ndryshëm kinse janë duke i shëruar nga sëmundje të ndryshme. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia.
(Kosova Sot Online)