
Një femër me probleme mentale largohet nga Klinika Psikiatrike në Gjilan, nuk dihet se ku ndodhet

Një grua kosovare me probleme mentale është raportuar e zhdukur pasi është larguar nga klinika psikiatrike në Gjilan, përcjell “Kosova Sot Online”.
Personi në fjalë është larguar nga klinika të hënën rreth orës 14:00 dhe vendndodhja e saj aktuale nuk dihet.
Rasti është në hetime.
Njoftimi i Policisë:
PERSON I ZHDUKUR
Gjilan 15.07.2024 – 14:00. Raportohet se viktima femër kosovare me probleme mentale është larguar nga klinika psikiatrike dhe nuk dihet se ku ndodhet. Rasti është duke u hetuar.
(Kosova Sot Online)