Kaq minuta po presin mërgimtarët te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Sipas njoftimit të Qendrës për Menaxhim Kufitar, në pikën e kalimit kufitar te Dheu i Bardhë janë krijuar pritje deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë, Ndërsa nuk ka pritje tek kjo pikë kufitare në dalje të saj, përcjell “Kosova Sot Online”.
Deri në 10 minuta, mërgimtarët po presin në Jarinje, ndërsa në dalje të saj 3-5 minuta.
Poashtu, ata të cilët po hyjnë në Kosovë nga pika kufitare në Merdarë, po u duhet të presin deri në 10 minuta.
(Kosova Sot Online)