
Humb jetën shqiptari pasi zuri rryma në punë

Një 45-vjeçar shqiptar ka humbur jetën mesditën e së martës në Larisa të Greqisë në një njësi blegtorale që ndodhet në Karya Olympos, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Ekipet e shpëtimit mbërritën në vendngjarje, por gjetën të vdekur një 45-vjeçarin.
Raportohet se ngjarja ka ndodhur pas një goditje elektrike nga një makineri krasitjeje. Policia po heton për shkaqet e aksidentit.
(Kosova Sot Online)