Giovanni Pietro Barbano: Theksoj mbështetjen e EULEX-it për Shërbimin Korrektues
Shefi i EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano, ka bërë të ditur se ka marrë pjesë me kënaqësi në në Ceremoninë e Diplomimit të Gjeneratës së 44-të të 64 kadetëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.
Në platformën X, ai e ka konfirmuar vazhdimin e mbështetjes së EULEX-it për SHKK-në.
“Me kënaqësi të marrë pjesë në Ceremoninë e Diplomimit të Gjeneratës së 44-të të Trajnimit Profesional të Oficerëve Korrektues për 64kKadetët e Shërbimit Korrektues të Kosovës”.
“Duke ju uruar të gjithë të diplomuarve më të mirën në përpjekjet e tyre dhe ritheksoj mbështetjen e EULEX-it për SHKK-në”, ka thënë Barbano.
(Kosova Sot Online)