Një person gjendet i vdekur dhe me duart e lidhura me kabllo elektrike

  • E.k /
  • 17 July 2024 - 15:04
Një person gjendet i vdekur dhe me duart e lidhura me kabllo elektrike

Një i moshuar në Tiranë është gjetur i vdekur brenda banesës së tij sot, përcjell “Kosova Sot Online”.

79-vjeçari është gjetur me duart e lidhura me kabllo elektrike.

Policia ka njoftuar se ga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas është vetëvrarë, duke lidhur duart me kabllo elektrike.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 11:05, në rrugën “Tish Daija”, është gjetur pa shenja jete, në banesën e tij, shtetasi 79 vjeç, banues në Tiranë. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas është vetëvrarë duke lidhur duart me kabllo elektrike. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit

(Kosova Sot Online)