Vuçiq shkon në Londër

  • A.P /
  • 17 July 2024 - 15:40
Vuçiq shkon në Londër

Më 18 korrik në Londër do të mbahet takimi i radhës i Komunitetit Politik Evropian. Në këtë ngjarje Kosova do të përfaqësohet nga presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani,  transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Osmani e kishte konfirmuar para një jave nga Washingtoni se do ta marrë pjesë në këtë organizim.

Serbia ndërkohë do të përfaqësohet nga presidenti serb, Aleksander Vucic, i cili ka arritur sot në Londër.

Në këtë samit, Vuçiq siç raportojnë mediat serbe, do të marrë pjesë në një tryezë për mbrojtjen dhe sigurimin e demokracisë.

Kreu i shtetit serb pritet që të takojë edhe presidentin e Francës, Emanuel Macron dhe kryeministrin holandez, Dick Schoof.

(Kosova Sot Online)