Në QKUK është pranuar një femër e mitur shtatzënë

  • A.P /
  • 17 July 2024 - 16:06
Në QKUK është pranuar një femër e mitur shtatzënë

Policia e Kosovës sot njoftoi për një rast dhunimi që ka ndodhur në Komunën e Obiliqit,  transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas policisë viktima femër shtatzënë ishte pranuar në QKUK, dhe se lidhur me këtë rast është arrestuar një i dyshuar

“Është marrë informata se në QKUK është pranuar viktima femër shtatzënë, ku lidhur me rastin e lartcekur me vendim të prokurorit është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar i cili pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia.

Lidhur me këtë rast nga Prokuroria Themelore e Prishtinës kanë bërë të ditur se viktima është një e mitur.

“Ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit, ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e një (1) personi, i dyshuar për veprën penale “Dhunimi”, sipas KPRK-së.

Meqë rasti i takon procedurës për të mitur, nuk mund të japim detaje, derisa ju njoftojmë se ndaj të dyshuarit do të ndërmerren veprimet e mëtejme ligjore”, ka deklaruar Laureta Ulaj, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.  E mitura ka mbetur shtatzënë si rezultat i dhunimit.

(Kosova Sot Online)