Vitia: Po vazhdojmë me transformim, klinikë për klinikë

  • A.P /
  • 17 July 2024 - 16:50
Vitia: Po vazhdojmë me transformim, klinikë për klinikë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se është kompletuar Urologjia,  transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Pas investimeve në repart dhe përfundimit të punimeve në bllokun operativ, urologjia u shndërrua nga klinika me kushtet më të rënda në klinikë model.”

Ai ka thënë se numri i sallave nga 2 tash është 4 “një për intervenimet e vogla kirurgjike dhe një për intervenimet endourologjike”

Vitia ka shtuar se është siguruar hapësira për sallën e urodinamikës.

Ministri ka thënë se janë vendosur filter zona për eliminimin e infeksioneve intrahospitalore, hepafiltera dhe sistemi i oksigjenit, klimatizimit, ventilimit dhe ngrohjes.

“Vazhdojmë me transformim, klinikë për klinikë”, ka shkruar Vitia.

(Kosova Sot Online)