Lexoni edhe:
Sveçla paralajmëron : Gati të fusim ushtrinë në veri të Kosovës në rast sulmi nga Serbia
Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024 sot mban mbledhje, transmeton "Kosova Sot Online ".
Në këtë mbledhje do të bëhet intervistimi i dëshmitarëve, ku përfshihen: Arbërie Nagavci, Ministre e MASHTI dhe Hekuran Murati Ministër i Financave.
Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore u themelua disa muaj më parë.
Ky komision ka për qëllim të evidentojë se a ka pasur lëshime në subvencionimin e teksteve shkollore apo jo, gjatë viti shkollor 23/24.
(Kosova Sot Online )