Vritet një polic dhe një tjetër plagoset në Serbi, Daçiq flet për rastin

  • 18 July 2024 - 10:05
Vritet një polic dhe një tjetër plagoset në Serbi, Daçiq flet për rastin

Zëvendëskryeministri serb dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Ivica Daciq ka deklaruar se një polic është vrarë mbrëmë në Loznicë ndërsa një tjetër është plagosur, transmeton "Kosova Sot Online ".

“Sonte rreth orës 12:55 në Loznicë, gjatë kontrollit të automjeteve në pikën e kontrollit, policët e stacionit kufitar kanë ndaluar një Mercedes, në të cilin ndodheshin dy persona. Duke zbritur nga automjeti, një person ka qëlluar me pistoletë, duke e goditur policin Nikolla Krsmanoviq (1990) në gjoks dhe polici Vjekoslav Ilic (1974) në shpatull”,tha ai.

Ai shtoi se forca të rënda policore janë vënë intensivisht në kërkim të autorit, dhe se në vendin e ngjarjes policia gjeti pasaportën e të dyshuarit, të lëshuar nga institucionet e Kosovës.

Më tej bëhet e ditur se të dy policët u transportuan në Spitalin e Përgjithshëm të Loznicës, ku Kërsmanoviq iu nënshtrua plagëve të marra.

(Kosova Sot Online )