![](/uploads/kosova-sot/images/2024/July/18/200x200_SS-1-600x3601721288697.jpg)
Lexoni edhe:
Shqipëri – Kroaci, njëra prej 10 ndeshjeve më të bukura në Euro 2024
Dy persona janë arrestuar në Prishtinë të mërkurën rreth orës 02:00, pasi që të njëjtit nga vetura kishin hedhë një armë zjarri, transmeton "Kosova sot Online ".
Policia ka bërë të ditur se të arrestuarit janë një mashkull dhe një femër.
Shqipëri – Kroaci, njëra prej 10 ndeshjeve më të bukura në Euro 2024Lexoni edhe:
“Janë arrestuar një mashkull dhe një femër kosovare, pasi që nga vetura në të cilën gjendeshin dhe ishin në lëvizje kanë hedhur një armë zjarri me një karikatorë dhe katër fishekë, të cilat janë konfiskuar”, ka njoftuar policia.
Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
(Kosova Sot Online )