Daçiq: Në vendngjarje është gjetur pasaporta kosovare dhe letërnjoftimi gjerman i Artan Hajrizit, i dyshuar për vrasjen e policit

  • G.g /
  • 18 July 2024 - 10:38
Daçiq: Në vendngjarje është gjetur pasaporta kosovare dhe letërnjoftimi gjerman i Artan Hajrizit, i dyshuar për vrasjen e policit

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq ka folir për Artan Hajrizin, një 33-vjeçar nga Kosova të cilin e ka përmendur si autor të vrasjes së një polici në mesnatë në Loznicë.

“Policia në vend ka gjetur pasaportën e të dyshuarit të lëshuar nga institucionet e përkohshme të të ashtuquajturës Kosovë në emër të Hajziri Artan (33) dhe një letërnjoftim gjerman”, ka thënë Daçiq.

Sipas raportimeve në Beograd, Policia e kishte ndalur një automjet “Mercedes” dhe një se i dyshuari duke dalë e ka qëlluar një polic në gjoks dhe policin tjetër në shpatull, duke ikur më pas.

(Kosova Sot Online)