Artan Hajrizi thotë se është në Gjermani: Mi vodhën dokumentet

  • G.g /
  • 18 July 2024 - 12:58
Artan Hajrizi thotë se është në Gjermani: Mi vodhën dokumentet

Artan Hajrizi, i kërkuar nga autoritetet serbe ka thënë se ndodhet në Gjermani.

“Jam në policinë e Gjermanisë në Hanover i kam lajmëruar që mi kanë vjedh dokumentet e janë ec”, ka thënë Artan Hajziri për Dukagjinin.

Artani tha se vëllai i tij Fatoni ka qëndruar te ai dhe ia ka marrë dokumentet.

“Dokumentet m’i ka marrë se kuletën e la në tavolinë në korridor me çelësa me krejt e vëllai ka qëndruar te unë”, tha ai.

Artan Hajrizi është duke u kërkuar nga Serbia, pasi dokumentet e tij janë gjetur në vendin ku u vra polici serb pas mesnate.


Se ai ndodhet në Gjermani e ka konfirmuar edhe babi i tij, Mustafë Hajrizi.

Kryefamiljari i Hajrizëve ka treguar se Fatoni ia ka marrë pasaportën vëllait të tij, Artanit, e cila nga autoritet serbe po pretendohet se është gjetur në Loznicë të Serbisë, ku u vra një polic serb.
 
“Fatoni i ka bërë ato punë, pasaportën e tij (Artanit) ia ka marrë, u shku në Gjermani atje ia ka marrë. Unë jam babai i tij” – ka thënë ai për Nacionalen.
 
Pyetur se si është marrë kjo pasaportë, Mustafë Hajrizi deklaron se nuk kanë informacione rreth kësaj.

“Jo, jo. Qysh u shku nuk kemi informata, ia ka vjedh, se di hiç cka ka bërë, pasaportën e tij e ka pasë”.
 
Tutje, ai është shprehur se i biri, Artani, është në Gjermani duke punuar.
 
“Artani është në Gjermani, t’u punu është që tetë vjet. Po, po (kemi folë me të)”, është deklaruar ai.
 
Ndryshe, ditë më parë edhe nëna e Fatonit, ka bërë thirrje që djali i saj të paraqitet para drejtësisë, pasi asaj “askush nuk mund t’i ikë”.

(Kosova Sot Online)