
Osmani takohet me Presidentin e Finlandës: Mbështetës i kahmotshëm i Kosovës dhe i së ardhmes euroatlantike të vendit tonë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me Presidentin e Finlandës, Alexander Stubb, përcjell "Kosova Sot Online".
Osmani ka thënë se Stubb është mbështetës i kahmotshëm i Kosovës dhe i së ardhmes euroatlantike të vendit tonë.
“Takim përmbajtësor me Presidentin e Finlandës, Alexander Stubb, mbështetës i kahmotshëm i Kosovës dhe i së ardhmes euroatlantike të vendit tonë. Forcimi i partneritetit Kosovë-Finlandë dhe rritja e bashkëpunimit në dobi të qytetarëve tanë mbetet angazhimi ynë i përbashkët”, ka shkruar Osmani.
(Kosova Sot Online)