Televizioni N1 Bosnjë: Në Bijelinë është arrestuar një person, lidhet me vrasjen e policit
Televizoni N1 në Bosnjë ka raportuar se në Bijelinë, qytet në Bosnjë e Hercegovinë, është arrestuar një person i cili lidhet me rastin e vrasjes së një polici serb dhe plagosjen e një tjetri në Loznicë të Serbisë, mëson jozyrtarisht RTRS.
Por, në raportimet e mediave boshnjake thuhet se “personi që është arrestuar ka qenë në kontakt me vrasësin e arratisur, por ende nuk dihet nëse ai e ka ndihmuar atë drejtpërdrejt”.
Ndëkaq, siç raporton InfoBijeljina, qyteti është nën rrethim. Rruga Raçanska është bllokuar dhe po kontrollohet një veturë dhe një person.
Kujtojmë se në sulmin e mbrëmshëm në Loznicë ka mbetur i vrarë polici Nikolla Krsmanoviq (34), ndërsa kolegu i tij Vjekoslav Iliq (50) është plagosur. Të shtënat kanë ndodhur gjatë kontrollit rutinë të një taksie nga pjesëtarë të policisë kufitare, ku disa të shtëna nga armët e zjarrit janë qëlluar në drejtim të zyrtarëve policorë serbe.
Një kërkim i gjerë është duke u zhvilluar për kapjen e sulmuesit.
Në Bosnje dhe Hercegovinë, gjithashtu, masat e sigurisë janë shtuar për shkak të frikës se sulmuesi mund të mos kalojë kufirin.
“Anëtarët e MPB-së së RS-së janë në komunikim të vazhdueshëm me kolegët e tyre nga Serbia dhe po ndërmarrin një sërë masash në zonat që mbulohen operativisht nga njësitë policore të Zvornikut dhe Bijelinës, me qëllim gjetjen dhe arrestimin e personit që ka kryer vrasjen, duke pasur parasysh afërsinë e kufirit të BeH-së dhe Serbisë”, u tha më herët në njoftim.
(Kosova Sot Online)