Prizren: Qet me armë në ahengun familjar, ndalohet për 48 orë
Policia e Kosovës njofton se sot përmes rrugëve operative ka pranuar informacion se në një aheng familjar në Prizren ka të shtëna me armë zjarri, transmeton "Kosova Sot Online",
Njësitet policore kanë lokalizuar vendin e ngjarjes, ku tek i dyshuari 49-vjeçar me inicialet B.K. kanë gjetur dhe konfiskuar në cilësinë e provave materiale dy armë të cilat ishin me leje përkatëse:
Një pistoletë Grisan Compact
Dy karikatorë me pesë fishekë
Një pushkë gjuetie dhe
Një rrethator me 19 fishekë
Bëhet e ditur se i dyshuari i rastit është shoqëruar në stacionin policor ne Prizren dhe pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndalur në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritet kallëzim penal për veprën penale ‘’Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm“ dhe “Përdorimi i armës’’.
“Me këtë rast Drejtoria rajonale e Policisë Prizren u bënë apel të gjithë qytetarëve për mospërdorim të armëve gjatë gëzimeve dhe ahengjeve familjare pasi në të kaluarën ka pasur raste kur përdorimi i armëve në këso raste ka sjell pasoja tragjike. Andaj ‘Festoni me zemër jo me armë’ ”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
(Kosova Sot Online)