Klinaku reagon për paraburgimin e ish-ushtarit të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut: E papranueshme

  • E.k /
  • 18 July 2024 - 19:52
Klinaku reagon për paraburgimin e ish-ushtarit të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut: E papranueshme

Faton Klinaku nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar ndaj vendimit të Maqedonisë së Veriut për të dërguar në paraburgim 30-ditor ish-ushtarin e UÇK-së nga Zona e Nerodimes, Blerim Ramadani, me qëllim të ekstradimit të tij në Serbi, përcjell "Kosova Sot Online".

Klinaku e ka cilësuar këtë vendim si të papranueshëm.

Klinaku ka bërë thirrje për veprim të menjëhershëm nga shteti i Kosovës për ta liruar.

Postimi i plotë:

E papranueshme që shteti artificial i Maqedonisë e dërgon në paraburgim 30 ditësh bashkëluftëtarin tonë Blerim Ramadani me qëllim të ekstradimit të tij në Serbi. 
Shteti i Kosovës duhet që menjëherë të ndërmarr hapa në drejtim të lirimit të tij, sepse Serbia kriminale nuk ka të drejtë të gjykoi veteranët e luftës së UÇK-së që kanë bërë luftë në Kosovë për çlirim nga pushtuesi serb. 
Këta që kanë ndihmuar gjoja ndryshimin e pushtetit të shqiptarëve atje, por edhe ata që thirren se janë ndryshimi si VLEN, janë të mjerë që nuk po e thonë as edhe një fjalë të vetme.

(Kosova Sot Online)