Berisha: 600 policë të Kosovës të mobilizuar në pishë të diellit në temperaturë 40 gradë që të sigurojnë “aktorët” aktivistët e VV së gjatë incizimit të spotit elektoral
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, thotë se liqeni i Ujmanit po vizitohet nga aktivistë të Vetëvendosjes, e ndërkohë po ruhen nga Policia e Kosovës, me orar të zgjatur e temperatura të larta, përcjell "Kosova Sot Online".
Berisha ka thënë se 600 policë po qëndrojnë temperatura 40 gradë “që të sigurojnë ‘aktorët’ aktivistët e VV së gjatë incizimit të spotit elektoral!”, shkroi ai në Facebook.
Deputeti i ka kërkuar Kurtit që t’i kthejë policët me orare normale, sepse me këtë gjest thotë se po i demotivon policitë.
“Manifestimi i “sovranitetit “ Kryeministër kthej policët në orar normal . Ky gjest ka demotivuar Policinë", ka shkruar Berisha.
(Kosova Sot Online)