30 ditë paraburgim për Blerim Ramadanin, një ditë më parë i arrestuar në Maqedoninë e Veriut bazuar në fletarrestin e Serbisë

  • E.k /
  • 18 July 2024 - 20:54
30 ditë paraburgim për Blerim Ramadanin, një ditë më parë i arrestuar në Maqedoninë e Veriut bazuar në fletarrestin e Serbisë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës informon se shtetasit të Republikës së Kosovës, Blerim Ramadani, i është caktuar masa 30-ditore e paraburgimit me vendim të Gjykatës Themelore në Shkup.

Blerim Ramadani është ndaluar më 17 korrik 2024 në pikëkalimin kufitar Jazhincë, bazuar në një fletë arresti të lëshuar nga Gjykata e Beogradit, përmes INTERPOL Serbia, me pretendimin për krime lufte në verën e vitit 1999 në rajonin e Nerodimës.

“Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup eshte angazhuar me ekip të ekspertëve juridik për lirimin sa më të shpejtë të z. Ramadani dhe kthimin e tij në familje. MPJD dhe institucionet e Kosovës do të përdorin të gjitha kanalet diplomatike për të siguruar lirimin e shtetasit tonë”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

(Kosova Sot Online)