
“Kosova nuk mundet me ia dorëzu Serbisë Faton Hajrizin pa e kry burgun që është në Kosovë"

Avokati, Sender Musa, thotë se nëse Faton Hajrizi kapet në Serbi atëherë Kosova nuk mund të bëjë asgjë më shumë veçse të shoh a po i respektohen të drejtat, përmes Zyrës Ndërlidhëse në Serbi, transmeton "Kosova Sot Online".
Megjithatë thotë se nëse Hajrizi arrin të futet në Kosovë, atëherë ai nuk mund të ekstradohet në Serbi pa e kryer dënimin që i ka mbetur në Kosovë.
“Kosova nuk mundet me ia dorëzu Serbisë Faton Hajrizin pa e kry burgun që është në Kosovë. Ashtu është e rregulluar me ligj. Nëse arrestohet në Serbi, Kosova mundet me ia qu vec zyrtarin e zyrës ndërlidhese me shiku a po I respektohen të drejta dhe asgjë tjetër”, tha ai.
(Kosova Sot Online)