Të rebeluar dhe privilegjuar, pesë ministri paguan mbi 839 mijë euro paga për serbët që lanë punën

  • 19 July 2024 - 07:49
Të rebeluar dhe privilegjuar, pesë ministri paguan mbi 839 mijë euro paga për serbët që lanë punën

Pesë ministri kanë shpenzuar mbi 839 mijë euro gjatë vitit të kaluar për të paguar 147 serbë të cilët janë të angazhuar në institucionet publike të Republikës së Kosovës sipas marrëveshjes së Brukselit të cilët nuk kanë vijuar punën dhe nuk kanë zhvilluar aktivitete në kuadër të këtyre ministrive, transmeton "Kosova Sot Online".

Ministria e Infrastrukturës ka numrin më të lartë të të këtyre punësuarve, 62, e rrjedhimisht edhe shpenzimet më të mëdha për paga mbi 398 mijë euro.

Pastaj vijnë Ministria e Tregtisë dhe Industrisë me 25 punonjës, Ministria për Komunitete dhe Kthim 20, aq sa ka edhe ajo e Punëve të Brendshme. Edhe Ministria e Kulturës kishte 20 punonjës por që pagat për këta zyrtarë që nuk shkonin në punë i pezulloi në muajin tetor.

GRAFIKË:

Nr. Ministritë     Nr. i të punësuarve         Vlera totale

1              Ministria e Infrastrukturës           62           398,164 euro

2              Ministria e Tregtisë dhe Industrisë           25           133,636 euro

3              Ministria për Komunitete dhe Kthim       20           108,799 euro

4              Ministria e Punëve të Brendshme            20           108,794 euro

5              Ministria e Kulturës*      20           90,025 euro

TOTALI  147         839,418

(Kosova Sot Online )