Lexoni edhe:
Paraqitja e dobët e ekipeve në raundin e parë në Evropë, Kosova bie për një pozitë
Prokuroria Themelore në Prishtinë është duke zhvilluar sot një aksion kundër fajdes, transmeton "Kosova Sot Online".
Bastisjet janë kryer në orët e para të mëngjesit së sotëm, me ç`rast janë arrestuar katër persona të dyshuar. Nga Prokuroria kanë paralajmëruar se ndaj të arrestuarve do të ndërmerren edhe veprime të tjera ligjore.
Paraqitja e dobët e ekipeve në raundin e parë në Evropë, Kosova bie për një pozitëLexoni edhe:
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës-Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda (DHKR) në Prishtinë dhe njësive tjera mbështetëse, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, nga orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme, ka realizuar një aksion, me ç’ rast janë kryer bastisje në disa lokacione në territorin e qytetit të Prishtinës, për shkak të dyshimit të veprës penale “Fajdeja”, sipas KPRK-së. Ky aksion i zhvilluar janë arrestuar katër (4) persona të dyshuar, derisa Prokuroria Themelore në Prishtinë, ndaj të njëjtëve do t’i ndërmerre veprimet e mëtejme ligjore. Lidhur me zhvillimet e tjera do t’iu njoftojmë në vazhdimësi”, thuhet në njoftim.
(Kosova Sot Online )