![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Arrestimi i Nazmi Mulakut, prokuroria kërkon nga qytetarët të ofrojnë dëshmi
![Arrestimi i Nazmi Mulakut, prokuroria kërkon nga qytetarët të ofrojnë dëshmi](/uploads/kosova-sot/images/2024/July/19/auto_99-1-780x439-1-600x3601721377005.webp)
Nazmi Mulaku, i cili pretendonte se është mjek popullor u arrestua para pak ditësh. Ai u arrestua në Vushtrri bashkë me një person tjetër, të cilët dyshohen për veprat penale “Mashtrimi“ dhe “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike.
Lidhur me rastin, Prokuroria Themelore në Mitrovicë u ka bërë apel të gjithë personave që janë dëmtuar të paraqiten në prokurori.
“Prokuroria Themelore në Mitrovicë, u bënë apel të gjithë personave që janë në cilësinë e të dëmtuarve, duke marrë tretman “mjekësor“, nga personat me iniciale N.M, dhe P.I., të cilët kanë zhvilluar veprimtarinë në biznesin Bio Mulaku në Vushtrri, e që dyshohen për veprat penale “Mashtrimi“ dhe “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike”, të lajmërohen në stacionin më të afërt policor të vendbanimit të tyre për të dhënë deklaratë në cilësinë e të dëmtuarit/dëshmitarit”, thuhet në njoftim.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës janë duke vazhduar me trajtimin e këtij rasti.
Nazmi Mulaku, i njohur në “TikTok”, si Nazmi Bio Mulaku, publikonte në vazhdimësi video, përmes të cilave pretendonte se po shëronte disa sëmundje, si depresioni etj.
(Kosova Sot Online)