“Më mirë të mos isha zgjuar fare” – Flet nëna e policit serb që dyshohet se u vra nga Faton Hajrizi

  • G.g /
  • 19 July 2024 - 11:28
“Më mirë të mos isha zgjuar fare” – Flet nëna e policit serb që dyshohet se u vra nga Faton Hajrizi

Nëna e policit serb, Nikola Krsmanoviq, që dyshohet se është vrarë nga Faton Hajrizi, ka folur rreth krejt kësaj ngjarjeje.

Në një intervistë, ajo ka treguar komunikimin e fundit me djalin e saj.

“Mesazhi i fundit që më dërgoi ishte “A ke fjetur?” Tani kjo që ndodhi, do të ishte më mirë të mos isha zgjuar fare” – tha ajo për Kuririn.

Kujtojmë se Hajrizi vazhdon të jetë ende në arrati dhe se policia e Serbisë po vazhdon kërkimet për kapjen e tij.

(Kosova Sot Online)