Kosova i kërkon Serbisë ta konfirmojë identitetin e personit të vrarë

  • E.k /
  • 19 July 2024 - 17:13
Kosova i kërkon Serbisë ta konfirmojë identitetin e personit të vrarë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka thënë se Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi pas raportimeve për vrasjen e një shtetasi të Republikës së Kosovës në Serbi, ka kërkuar nga autoritetet serbe që të konfirmojnë identitetin e personit të vrarë sot në Loznicë, përcjell "Kosova Sot Online".

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se Faton Hajrizi është vrarë sot pasi, sipas tij, ai kishte shtënë në drejtim të policëve serbe dhe se nuk ishte dorëzuar.

Faton Hajrizi, i dyshuari për vrasjen e policit serb dhe plagosjen e kolegut të tij në Loznicë të Serbisë, është vrarë pas rreth 40 orë kërkimesh, siç deklarojnë autoritetet serbe.

(Kosova Sot Online)