Sabit Geci thotë se Faton Hajrizi i ka kërkuar takim nga arratia: Gabimi im ka qenë që s’kam pranu, mu ka dhimtë shumë

  • E.k /
  • 19 July 2024 - 18:07
Sabit Geci thotë se Faton Hajrizi i ka kërkuar takim nga arratia: Gabimi im ka qenë që s’kam pranu, mu ka dhimtë shumë

Sabit Geci, i cili ka kaluar disa kohë në burg bashkë me Faton Hajrizin, në një intervistë, ka thënë se gjatë kohës sa ka qenë në arrati Fatoni i ka kërkuar të takohet por thotë se e kishte refuzuar, përcjell "Kosova Sot Online".

Geci ka thënë se ka gabuar që s’ka pranuar ta takoj, duke thënë se po ta kishte takuar, do ta kishte bindur qe të kthehej në burg.

“Pasha besën mu ka dhimtë shumë. Ka kërku Fatoni me u taku me mu, por unë s’kam pranu. Gabimi im ka qenë që s’kam pranu. Gjatë kohës që ka qenë në arrati. Me e pas taku, unë e kisha bind me u kthy në burg. Se Fatonin ke mund vetëm me e bind, se me e arrestu s’kanë mujtë. Jam frikësu se mos po tentojnë me e kapë e ai kish kry naj vepër penale”, ka thënë Geci.

(Kosova Sot Online