Suharekë: Arrestohen tre persona për vjedhjen e një lope

  • E.k /
  • 19 July 2024 - 21:13
Suharekë: Arrestohen tre persona për vjedhjen e një lope

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për vjedhjen e një lope në Suharekë, përcjell "Kosova Sot Online".

Tre të dyshuarit me inicialet J.K., A.M. dhe S.M. dyshohet se më 17 shtator të vitit të kaluar në fshatin Bllac të Suharekës kanë vjedhur një lopë.

Gati një vit pas rastit, më 19.07.2024, Policia pas hetimeve ka arrestuar tre të dyshuarit, pasi tek ta ka gjetur kafshën.

Rasti është duke u hetuar pasi që të dyshuarit janë përfshirë edhe në raste të tjera, ndërsa lopa është kthyer tek pronari i saj.

(Kosova Sot Online)