Stuhi me erëra dhe breshër e rënie e temperaturave, moti për fundjavë dhe javën e ardhshme

  • 20 July 2024 - 08:58
Stuhi me erëra dhe breshër e rënie e temperaturave, moti për fundjavë dhe javën e ardhshme

Mot i nxehtë dhe jostabil pritet të mbajë gjatë ditës së sotme në vend, transmeton "Kosova Sot Online". Intervale më të shumta me diell parashihen orëve të para të ditës, derisa pasdite priten rrebeshe shiu dhe bubullima në pjesë të vendit, që lokalisht mund të organizohen edhe në stuhi çasti me erëra dhe breshër, sipas “Mendimi për motin”.

Temperaturat minimale zbresin në 19C e 22C, e maksimalet ditën shkojnë deri në 33C e 35C.  Frynë erë e lehtë dhe mesatare nga jugu e perëndimi 3-9m/s.

“I nxehtë dhe kryesisht me diell mbetet moti ditën e diel, me mundësi për ndonjë rrebesh shiu e bubullimë, orëve të pasdites.  Ditën e hënë kalimi i një fronti të ftohtë mbi rajon, sjell zhvillime të stuhive me shi e breshër në pjesë të vendit.  Temperaturat zbresin në 30C e 28C.  Të mërkurën mot më i freskët, me zhvillime të rrebesheve dhe bubullima”, thuhet në njoftim.

Edhe javën e ardhshme pritet rënie e temperaturave e rrebeshe shiu.

“Një pauzë nga vala e stërzgjatur e të nxehtit na sjell java vijuese, ku po parashihen rënie të temperaturave në pjesën e dytë të javës, edhe nën 25C.  Pas rrebesheve të hënën, nga e mërkura rrebeshe shiu paraqiten në pjesë të vendit, ditën e enjtë dhe të premtë, me gjasa të vazhdojnë deri të shtunën.  Duke shkuar në ditët e fundit të korrikut, nga data 28, pritet të mbajë mot më i qëndrueshëm, me më shumë intervale me diell, e temperaturat sërish të shënojnë rritje mbi 30C”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online )