Rrahje masive mes dy grupeve të rinjsh në Kllokot pas mosmarrëveshjes në trafik, tetë të arrestuar dhe një polic i lënduar

  • 20 July 2024 - 10:32
Rrahje masive mes dy grupeve të rinjsh në Kllokot pas  mosmarrëveshjes në trafik, tetë të arrestuar dhe një polic i lënduar

Një rrahje mes dy grupeve të rinjsh ka ndodhur mbrëmë në Kllokot, ku janë arrestuar tetë persona,transmeton "Kosova Sot Online".

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se si pasojë e rrahjes, dy persona kanë pësuar lëndime trupore. I lënduar është edhe një polic i cili ishte jashtë detyrës zyrtare, por që kishte ndërhyrë për ta qetësuar situatën.

“LËNDIM I LEHTË TRUPOR&SULM NDAJ PERSONIT ZYRTYAR – Kllokot,19.07.2024-20:45. Ka ndodhur një rrahje ndërmjet dy grupeve të rinjsh për shkak të një mosmarrëveshjeje të mëhershme. Si pasojë e rrahjes, dy  të dyshuar kanë pësuar lëndime trupore. Lëndime trupore ka pësuar edhe viktima zyrtar policor jashtë detyrës, i cili kishte ndërhyrë për ta qetësuar situatën. Lidhur me rastin janë arrestuar tetë të dyshuar meshkuj kosovarë dhe me vendim të prokurorit kujdestar dërgohen në mbajtje”, thuhet në raport.

Rastin e ka konfirmuar mbrëmë zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashanit.

Hashani ka thënë se nga hetimet e para, dyshohet se deri te rrahja ka ardhur pas një mosmarrëveshje në trafik.

“Ju njoftojmë se rreth ores 21:00, Policia e Kosovës ka pranuar një informatë për një rast rrahje në Kllokot. Patrulla nga st. Policor ne Kllokotit, I është pergjigjur rastit. Nga hetimet e para besohet se pas një mosmarrveshje që kanë pasur në trafik, në rrugen Viti- Kllokot, disa persona M.K.SH, me dy vetura, janë ndalur para Viva fresh Store në Kllokot dhe dyshohet të jenë përleshur fizikisht. Në stacionin policor janë sjellur tre persona. Për momentin, dyshohet se një person nga fsh. Zhiti, është i lenduar. Është njoftuar Prokurori i shtetit dhe hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar nga Policia e Kosovës në Kllokot”, ka thënë Hashani.

(Kosova Sot Online )