Lexoni edhe:
Sot protestohet në Shkup për Blerim Ramadanin, ish-ushtarin e UÇK-së të arrestuar në Maqedoni
Tri pika të pompës së benzinës “NIS Petrol” u mbyllën të martën në Veri, transmeton "Kosova sot Online". Nga Policia thanë që i kanë asistuar Agjencisë Kosovare për Privatizim për të verifikuar disa prona, ndërsa nga APK-ja kanë sqaruar se bëhej fjalë për prona të tyre që ishin lëshuar me qira, por që sipas tyre nuk ishin të pajisura me licencë nga MINT për operim dhe dy prej tyre nuk ishin as të fiskalizuara. Por, kush qëndron pas këtyre pompave e nga cili vit operojnë në Kosovë?
Të martën janë mbyllur tre p[ika të derivateve të naftës në Zveçan e Mitrovicën Veriore, nën dyshimin se ato i janë shmangur obligimeve ndaj institucioneve të Kosovës. Ishte ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ai i cili tha se shkelësit e ligjeve dhe rregullave të shtetit si rasti i “Nis Petrol”, damar i Gazpromit rus, s’ka vend në Kosovë.
Por kush janë pronarët e tri pompave që u mbyllën në veri?
Nga Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut në Ministrinë e Tregtisë kanë konfirmuar se janë mbyllur 3 pika shitëse me pakicë të derivateve të Naftës në pronësi të tre biznesmenëve nga veriu i Kosovës: Sllavoljub Vukoviq, pronar i kompanisë MCG-GR, Ratko Pavloviq, pronar i kompanisë SEKOS, dhe Milan Bozhoviq, pronar i kompanisë Min Prom.
Në ARBK, figuron se kompania P.P. “MCG-GR”, bazën e ka në Mitrovicën Veriore. Pronar i saj është Slavoljub Vukovic B.I., teksa biznesi figuron individual. Kompania është regjistruar më 4 korrik të vitit 2014 dhe sipas ARBK-së ka dy baza në Zveqan dhe në Ujman. Tek aktiviteti primar kompania ka të përshkruara se kjo kompani ofron shërbime të specializuara të ndërtimit, prodhimit të materialeve të ndërtimtarisë e deri tek shitja e mishit dhe produkteve ushqimore. Poashtu kompania ka përshkruar se merret edhe me prodhimin e metaleve të çmuara.
(Kosova Sot Online )