Lexoni edhe:
Ministrja Albulena Haxhiu s’i beson Serbisë se është vrarë Faton Hajrizi, e dënon vrasjen e policit në Lloznicë dhe kërkon hetim ndërkombëtar për ikjet nga burgjet
Politologu dhe profesori në Universitetin e Grazit, Florian Bieber, është deklaruar rreth lidhjes së marrëveshjes në mes Bashkimit Evropian dhe Serbisë në lidhje me litiumin. Ai ka thënë se kjo marrëveshje më shumë u shërben interesave të BE-së sesa vlerave të saj, transmeton "Kosova Sot Online ".Kështu sipas tij, zgjerimi i BE-së “ka vdekur”.
“Mesazhi do të dëgjohet në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Një marrëveshje që i shërben BE-së është më e rëndësishme se vlerat. Me një qasje të tillë, zgjerimi i BE-së ka vdekur”, ka shkruar ai, ndër të tjera.
Tutje ai përmendi edhe protestat e vitit 2021 që ndaluan përpjekjet për nënshkrimin e kësaj marrëveshje.
Serbia do të bëhet qendër e furnizimit evropian me litium dhe me bateri. Kancelari gjerman Olaf Scholz, nënpresidenti i Komisionit të BE-së, Maros Sefcovic, dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç nënshkruan dje në Beograd një marrëveshje bashkëpunimi për shfrytëzimin e lëndëve të para dhe për prodhimin e baterive, veçanërisht për makinat elektrike. Marrëveshja mes Serbisë dhe BE-së ka një vlerë prej disa miliardë eurosh.
(Kosova Sot Online )