![](/uploads/kosova-sot/images/2024/July/20/200x200_berisha1721478564.jpeg)
Lexoni edhe:
200 ditë në arrest politik, Berisha: Kurrë s'më ka shkuar mendja të hesht! Rama e harroi fuqinë që ka e vërteta!
Pas disa ditëve të nxehta, në Pejë po bie rrebesh shiu. Ndërsa në Bogë intensiteti i tij është më i lartë, transmeton "Kosova Sot Online".
Kështu duket në pamjet e publikuar nga Meteo Ballkan.
Sipas parashikimeve të nxjerra nga “Mendimi për Motin” në këtë vikend dhe javën e ardhshme do të ketë pauzë nga të nxehtit.
“Një pauzë nga vala e stërzgjatur e të nxehtit na sjell java vijuese, ku po parashihen rënie të temperaturave në pjesën e dytë të javës, edhe nën 25C. Pas rrebesheve të hënën, nga e mërkura rrebeshe shiu paraqiten në pjesë të vendit, ditën e enjte dhe të premte, me gjasa të vazhdojnë deri të shtunën. Duke shkuar në ditët e fundit të korrikut, nga data 28, pritet të mbajë mot më i qëndrueshëm, me më shumë intervale me diell, e temperaturat sërish të shënojnë rritje mbi 30C”.
(Kosova Sot Online )