Presidentja Osmani takim me kryesuesin e Presidencës boshnjake, tregon çfarë ka biseduar

  • 20 July 2024 - 16:58
Presidentja Osmani  takim  me  kryesuesin e Presidencës boshnjake, tregon çfarë ka biseduar

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar për takimin që ka mbajtur të enjten me Kryesuesin e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Denis Beqiroviq, transmeton "Kosova Sot Online". 

Ajo tha se dy shtetet kanë një të kaluar të dhimbshme dhe një të ardhme të përbashkët në BE e NATO.

“Kosova dhe Bosnja e Hercegovina, dy shtete të Ballkanit Perëndimor, të cilat ndajnë një të kaluar të dhimbshme, por një përkushtim të pashoq për të punuar bashkë për drejtësi për të kaluarën dhe një të ardhme të përbashkët në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Në takimin me Kryesuesin e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Denis Bećirović, potencuam se thellimi i bashkëpunimit midis vendeve tona i shërben paqes së qëndrueshme, stabilitetit dhe zhvillimit të rajonit tonë në përgjithësi”, ka shkruar Presidentja Osmani.

(Kosova Sot Online )