Një grua nga Presheva raporton se dikush ia ka rrëmbyer vëllain e saj të mitur, shkak mosmarrëveshja rreth borxhit

  • E.k /
  • 21 July 2024 - 09:41
Një grua nga Presheva raporton se dikush ia ka rrëmbyer vëllain e saj të mitur, shkak mosmarrëveshja rreth borxhit

Një grua shqiptare, shtetase e Serbisë, ka raportuar në stacionin policor në Gjilan, se vëllai i saj i mitur është rrëmbyer nga një tjetër person, përcjell "Kosova Sot Online".

Gjatë bastisjes tek prona e të dyshuarit është gjet dhe konfiskuar 2.41 gram marihuanë.

Policia ka  njoftuar se rasti është  në  hetime.

“RRËMBIM- Preshevë 20.07.2024-16:00. Ankuesja femër Shqiptare shtetase e Serbisë, ka raportuar në Stacionin Policor Gjilan se pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi,  është rrëmbyer vëllai i saj i mitur, viktima mashkull shqiptar shtetas i Serbisë; nga i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë bastisjes tek prona e të dyshuarit është gjet dhje konfiskuar 2.41 gram marihuanë. Rasti është duke u hetuar.”

(Kosova Sot Online