Vjosa Osmani takon kryeministrin e Lihtenshtajnit, ia përmend rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në KiE
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me kryeministrin e Lihtenshtajnit, Daniel Risch, përcjell "Kosova Sot Online".
“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të samitit të katërt të Komunitetit Politik Evropian (EPC), ka takuar Kryeministrin e Lihtenshtajnit, Daniel Risch.”
Ajo ka potenuar edhe anëtarësimin e Kosovës në KiE.
“Në takimin tonë të përbashkët në kuadër të Samitit të EPC-së, i shpreha mirënjohjen për partneritetin dhe mbështetjen, duke ritheksuar rëndësinë strategjike të anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, me ç’rast potencova në veçanti anëtarësimin në Këshillin e Evropës”, ka thënë Osmani
(Kosova Sot Online)