Arrestohet një 43-vjeçar, dyshohet se merrte automjete me qera pa e kryer pagesën e s’i kthente më

  • E.k /
  • 21 July 2024 - 12:30
Arrestohet një 43-vjeçar, dyshohet se merrte automjete me qera pa e kryer pagesën e s’i kthente më

Një 43-vjeçar, i shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi” është arrestuar sot në Lushnjë përcjell "Kosova Sot Online".

Policia ka bërë të ditur se ai ka marrë automjete me qira, duke mos kryer pagesën dhe nuk i ka kthyer më.

“J. Sh., 43 vjeç, banues në Lushnjë. Gjykata e Fierit ka caktuar masë sigurie “Arrest me burg”, për këtë shtetas, për veprën penale “Mashtrimi”, pasi në periudhën kohore shkurt-mars 2024, nëpërmjet mashtrimit ky shtetas ka marrë automjete me qera, duke mos kryer pagesën, e më pas nuk i ka kthyer më”.“Njërin nga automjetet e marra me qera nëpërmjet mashtrimit, ia ka shitur një shtetasi në fshatin Frakull e Madhe, Fier”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)