![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Deputetja britanike takohet me Osmanin: Jetike që të mos i lejojmë akterët armiqësorë ta rindezin konfliktin në Kosovë
![Deputetja britanike takohet me Osmanin: Jetike që të mos i lejojmë akterët armiqësorë ta rindezin konfliktin në Kosovë](/uploads/kosova-sot/images/2024/July/21/auto_452058864_889066539712162_323634136013015041_n-600x3601721560485.jpg)
Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka thënë se është jetike që të “mos lejohen akterët armiqësorë të rindezin konflikte në Kosovë“, përcjell "Kosova Sot Online".
Kearns ka shkruar se ka pasur kënaqësinë të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për të diskutuar për sigurinë dhe stabilitetin në Ballkan dhe Evropë.
“Gjithmonë kënaqësi të takohem me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për të diskutuar për sigurinë dhe stabilitetin në Ballkan dhe Evropë. Ajo është me të vërtetë një fuqi dhe është jetike që të mos lejojmë akterët armiqësorë ta rindezin konfliktin në Kosovë”, ka shkruar Kearns në Facebook.
(Kosova Sot Online)