Shpërthim në afërsi të Liqenit të Ujmanit, policia në vendin e ngjarjes

  • E.k /
  • 21 July 2024 - 15:12
Shpërthim në afërsi të Liqenit të Ujmanit, policia në vendin e ngjarjes

Një shpërthim ka ndodhur sot në afërsi të Liqenit të Ujmanit, përcjell "Kosova Sot Online".

Detaje për këtë rast dha zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani.

Elshani ka thënë se nuk ka të lënduar por ka dëme materiale në dy vetura.

Lidhur me këtë rast është duke u marrur Policia.

“Ka një shpërthim, pasi të kalohet tuneli i 5-të në anën e majtë, ka pas dëme materiale në dy vetura, të lënduar nuk ka, rrethanat se si ka ardhë deri të shpërthimi nuk dihen, policia është duke u marrë me rastin”, tha Elshani.

(Kosova Sot Online)