Haxhiu: Kuvendi i Kosovës urgjentisht duhet të mbaj seancë të jashtëzakonshme për sigurinë në burgjet e Kosovës

  • E.k /
  • 21 July 2024 - 17:20
Haxhiu: Kuvendi i Kosovës urgjentisht duhet të mbaj seancë të jashtëzakonshme për sigurinë në burgjet e Kosovës

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë se Kuvendi i Kosovës urgjentisht duhet të mbajë seancë të jashtëzakonshme për sigurinë në burgjet e Kosovës, përcjell "Kosova Sot Online".

Kjo sipas tij është e domosdoshme pas “deklaratës se ministres së drejtësisë, Albulena Haxhiu, se Serbia ka hyrë në burgjet e Kosovës”.

Postimi i tij i plotë:

Kuvendi i Kosovës urgjentisht duhet të mbaj seancë të jashtëzakonshme për sigurinë në burgjet e Kosovës.

Kjo është e domosdoshme pas deklaratës se ministres së drejtësisë, Albulena Haxhiu, se Serbia ka hyrë në burgjet e Kosovës.

Lidhur me rastin e Faton Hajrizit, të shtunën ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se është e rëndësishme “të potencohet fakti që arratisja e disa personave që po kërkohen nga institucionet përgjegjëse në Republikën e Kosovës po bëhet vetëm në një drejtim: atë të territorit të Serbisë. Informacionet e organeve tona sugjerojnë që së paku në disa raste, këto arratisje janë cytur, organizuar, bashkëorganizuar e lehtësuar nga grupe kriminale të lidhura me struktura të pushtetit në territorin e Serbisë. Ky organizim konsiston në dhënien e garancisë që për personat e tillë territori i Serbisë, grupet kriminale atje, e nivele të caktuara të pushtetit, u ofrojnë mburojë nga ndjekja penale e Republikës se Kosovës…”.

(Kosova Sot Online)