Lexoni edhe:
Vuciq e përfshinë Kosovën në debatin e tij për Rusinë: Kurrë nuk e di pse rusët u larguan nga Kosova
Një 48-vjeçar shqiptar i ka dhënë fund jetës në qeli, ku ndodhej prej 27 majit, transmeton "Kosova sot Online ". Sipas medieve italiane bëhet fjalë për Lulzim Mustën, i cili përfundoi në burg për tentativë vrasjeje.
Musta goditi me thikë pronarin 66-vjeçar të Hotel Il Gallo në Castel San Pietro, ku shqiptari kishte punuar për një vit. Ish-punonjësi e goditi papritmas tetë herë me thikë.
Më pas ai qëndroi në vend, duke pritur që të vinte policia për t’i vënë prangat, dhe deklaroi: “Më thanë ta bëj”. Kjo është vetëvrasja e 58-të e një të burgosuri që nga fillimi i vitit. Më 21 mars të kaluar, një e burgosur sllovake 55-vjeçare i dha fund jetës në Dozza duke thither gazin e bombolës së gatimit. Tre ditë më vonë, një grua tjetër që kishte tentuar të vetëvarej u shpëtua nga një oficer policie burgu dhe operatorë të tjerë parandaluan vetëvrasjen e një burri në fillim të majit.
(Kosova Sot Online )